Vendosni fjalën kyçe....

Mijëra libanezë mblidhen para parlamentit, kërkojnë dorëheqjen e qeverisë


Turma të mëdha janë mbledhur pranë ndërtesës së parlamentit në Liban, duke fajësuar qeverinë për shpërthimin masiv të nitratit të amonit, që shkaktoi më shumë se 100 viktima, mijëra të plagosur e dëme të konsiderueshme materiale.

Policia u përgjigj me gaz lotsjellës pasi demonstruesit hodhën gurë dhe u përpoqën të thyejnë barrierat mbrojtëse.

Videot nga rrugët tregojnë policinë e trazirave, të armatosur me mburoja, duke u përpjekur të shtyjnë protestuesit e mbledhur jashtë ndërtesës së parlamentit, ndërsa gazi lotsjellës përmbyt ajrin.

Protestuesit, kryesisht të maskuar për t’u mbrojtur nga Covid-19, kanë hedhur gurë në drejtim të policisë.

Pamjet tregojnë se shumë demonstrues po marshonin nga Mar Mikhael, një nga zonat më të ndikuara nga shpërthimi. Protestuesit gjithashtu kanë bërë thirrje që qeveria të rrëzohet.

Shpërthimi në Bejrut të mërkurën është duke u hetuar ndërsa kryeministri është zotuar se përgjegjësit do e paguajnë çmimin e tragjedisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *