Dalin detaje të reja lidhur me sulmit që ndodhi mëngjesin e sotëm ndaj hotelit në Tushemisht.
Pronari i hotelit me inicialet J.M ka treguar se ky është atentati i dytë brenda javës që i bëhet.
Balkanweb shkruan se atentati i parë ka ndodhur më 1 gusht, ku shënjestër ka qenë djali i pronarit dhe publikon edhe pamjet nga atentati i parë.
Në video shihen autorët me kallashnikov në dorë dhe të maskuar, të cilët largohen me një motor.
Sulmi i sotëm dyshohet se ka të bëjë me një mesazh që autorët po i japin ndaj pronarit të hotelit, i cili ka bërë kallëzim në Polici dhe ka treguar mbi dyshimet e tij lidhur me autorët e mundshëm.
Sipas uniformave blu, sot ende pa gdhirë është qëlluar në drejtim të disa mjeteve të parkuara në parkingun e hotelit. Autorët kanë qëlluar me kallashnikov mbi 100 herë në drejtim të automjeteve të parkuara dhe si rezultat janë dëmtuar 7 prej tyre, si dhe xhamat e hotelit.