Vendosni fjalën kyçe....

Sulmohet baza ushtarake në Somali, 8 të vdekur dhe 14 të plagosur


Të paktën tetë njerëz kanë humbur jetën dhe 14 të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi ndaj një baze ushtarake në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu.

Dëshmitarët i thanë mediave lokale se një makinë e ngarkuar me eksploziv sulmoi kompleksin afër një stadiumi sportiv. Stadiumi ishte hapur në qershor dhe u shihej si një simbol i vendit që rindërtohej pas viteve të konflikteve.
Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në të gjithë qytetin.

Përgjegjësia për sulmin u mor nga grupi militant islamik Al-Shabab. Ky grup kryen shpesh sulme me bomba që synojnë forcat e sigurisë dhe zyrtarët.

Halima Abdisalan, një nënë e tre fëmijëve që jeton afër zonës i tha agjencisë së lajmeve Reuters se ushtarët hapën zjarr pas shpërthimit.
“Ne kemi vrapuar brenda nga frika”– tha ajo.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *