Vendosni fjalën kyçe....

184 viktima nga përmbytjet në Bangladesh


Ka shkuar në 184 numri i viktimave nga përmbytjet në Bangladesh, teksa vendi aziatik përballet me një nga një nga përmbytjet më të këqija në histori.

Mbi 33,000 njerëz u infektuan me sëmundje të mbartura nga uji, sipas Ministrisë së Shëndetit.

Sipas autoriteteve, më shumë se 5 milionë persona mund të përballen me mangësi në ushqime e ujë të pastër në zonat e përmbytura.

Periudha e shirave musonikë në Bangladesh zgjat nga qershori deri në shtator. Sipas parashikimeve të bëra, rajoni nuk e ka kaluar ende rrezikun duke qenë se në ditët në vijim priten sërish shira.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *