Edhe pse Barcelona dëshiron ta transferojë Eric Garcian nga Manchester City, ata nuk janë të gatshëm të paguajnë çmimin që kërkon ekipi i Premierligës për qendërmbrojtësin.
Mundo Deportivo raporton se City dëshiron 23 milionë euro për futbollistin, plus 12 milionë euro bonus – por Barça është e gatshme të paguajë vetëm 10 milionë euro plus 12 bonus.
19-vjeçari është rritur në Barcelonë dhe zyrtarisht ia ka bërë me dije Man City se s’do të rinovojë kontratën, diçka që e ka konfirmuar edhe Pep Guardiola.
Kontrata me klubin anglez Garcias i skadon në vitin 2021.