Vendosni fjalën kyçe....

Dëmet nga shpërthimi në Beirut rreth 15 miliardë dollarë, sot mbahet samiti për mbledhjen e fondeve


Liderët ndërkombëtarë do të zhvillojnë bisedime të dielën për të mbledhur ndihma për Bejrutin, pesë ditë pasi një shpërthim i fuqishëm e shkatërroi një pjesë të madhe të kryeqytetit libanez.

Konferenca virtuale, e organizuar nga Franca dhe Kombet e Bashkuara, pritet të fillojë në orën 14 sipas kohës lokale.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se planifikon të marrë pjesë në këtë konferencë, shkruan BBC.

Në këtë samit do të marrin pjesë edhe përfaqësues nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian, Kina, Rusia, Egjipti, Jordania dhe Britania e Madhe. Ftesa për pjesëmarrje u është dërguar edhe shumë shteteve të tjera.

Zyrtarët kanë vlerësuar se shpërthimi i fuqishëm në një depo, ku ishin rreth dy mijë tonë nitrat të amonit, ka shkaktuar dëme në vlerë prej 15 miliardë dollarësh.

Në këtë shpërthim mbetën të vdekur 158 persona, pesë mijë u lënduan, ndërsa rreth 300 mijë mbetën pa kulm mbi kokë.

Të shtunën, mijëra njerëz protestuan në Liban për shkak të pakënaqësisë rreth masave të sigurisë dhe gjendjes së përgjithshme në vend, ku populli po përballet edhe me krizën ekonomike.

Kryeminsitri libanez, Hassan Diab, ka thënë se do të kërkojë zgjedhje të parakohshme si përpjekje për të dalë nga kriza.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *