Një infermier i urgjencës së spitalit të Elbasanit ka thënë se Florian Lamçe është vrarë me armë zjarri nga dhëndri i ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.
Sipas tij, Lamçe është vrarë me armë zjarri nga Sokol Sanxhaktari ndërsa punonjësit e urgjencës së spitalit janë kërcënuar me jetën e tyre dhe të familjarëve nëse flasin.
Sipas policisë, Lamçe, është vrarë pas goditjes me shishe e sende të tjera gjatë një sherri me Sokol Sanxhaktarin e Adriano Hajdarin, me të cilët kishte qenë duke pirë për orë të tëra.
Denoncimi i infermierit të spitalit të Elbasanit është publikuar nga ish-kryeministri Berisha.
“Do tju vrasim femijet po folet”, ky ishte kercenimi i grupit te vrasesve te Don Lales naten e vrasjes per punonjesit e urgjences te spitalit te Elbasanit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb
Jam punonjesi i urgjences se spitalit dhe kam qen aty naten e krimit kur sokol sanxhaktari vrau me arm zjarri shokun e tij florian lamces dhe me urdher nga lart esht kryer presion ndaj nesh punojsve infermierve e te gjithve qe te mbajm ngjarjen te fshehur ose do na vrasin vemijet urdhero shiko dhe bisedat qe krimineli ka pas me “krye policat” e elbasanit.”