Në orët e para të mëngjesit të sotëm është gjendur trupi i pajetë i 27-vjeçarit Gjin Ndoji.
Viktima është gjetur me plagë në kokë e shkaktuar nga arma e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur edhe 3 gëzhoja që dyshohet se janë qëlluar nga arma kallashnikov. Ndërsa rreth 1 km më tej është gjetur një makinë e djegur e cila dyshohet se është përdorur nga autori/ët.
Ndoji ka pasur probleme më herët me gjakmarrjen dhe kjo shihet si një pistë e mundshme e hetimeve nga autoritetet.
Pranë trupit të viktimës është gjetur edhe makina që ai përdorte për të lëvizur, ndërsa skena ku është kryer krimi është një zonë me qarkullim të pakët lëvizjeje dhe për rreth saj nuk ka kamera sigurie çka e vështirësojnë hetimin për gjetjen e autorit/ve.