Dy transformatorë janë djegur mbrëmjen e djeshme në Kukës duke lënë dy lagje pa energji elektrike për disa orë me radhë qytetarët.
OSHEE-ja njofton se po punohet për zëvendësimin e tyre dhe rikthimin e energjisë elektrike.
Lagjet që u prekën nga mungesa e energjisë ishin lagjia “Gostil 2” dhe “Lagjia e re”.
Njoftimi i OSHEE-së:
Pershendetje/ Njoftim për abonentët #Kukës
Si pasojë e motit të keq, me shkarkesa elektrike, mbrëmjen e djeshme u dogjën transformatorët në dy kabina që furnizojnë me energji dy lagje në qytetin e Kukësit, lagjia “Gostil 2” dhe “Lagjia e re”.
Grupet e avarisë ndërhynë menjëherë për shuarjen e zjarrit dhe sot po punohet për montimin e 2 transformatorëve të rinj dhe vënien në punë të tyre me qëllim rikthimin e energjisë sa më shpejt tek abonentët