Një trup i pajetë është gjetur në fshatin Shkjezë të Vaut të Dejës.
Viktima është shtetasi Gj.B 27-vjeç banues në Shkodër.
27-vjeçari dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
“Më datë 09.08.2020, rreth orës 05:55, në fshatin Shkjezë, Njësia Administrative Bushat, në rrugë, është konstatuar i pajetë, shtetasi Gj. B., 27 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Shkodër.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ka humbur jetën si pasojë e përdorimit të armës së zjarrit.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”-thuhet në njoftimin e policisë.