Një zjarr shpërtheu pranë parlamentit në kryeqytetin e Libanit, Bejrut, ndërsa protestuesit dhe policia u përleshën në natën e dytë të trazirave.
Policia përdori gazin lotsjellës ndërsa demonstruesit, që kërkuan dorëheqjen e qeverisë për shpërthimin e madh në port u përgjigjën me gurë.
Pasi u përpoqën të sulmojnë parlamentin të shtunën natën, protestuesit u kthyen në rrugë të dielën, këtë herë duke gjuajtur predha ndaj oficerëve të sigurisë të vendosur për të mbrojtur ndërtesën e qeverisë.
Pas perëndimit, një zjarr shpërtheu në hyrjen e sheshit të Parlamentit, duke bërë që policia të përdorë gazin lotësjellës dhe të dërgojë zjarrfikëset për të shuar flakën.
Kryeministri Hassan Diab ka bërë thirrje për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por premtimi i tij nuk ka arritur të shuajë valën e trazirave publike që kanë mbërthyer vendin.
Dy ministra tashmë kanë dhënë dorëheqjen pas shpërthimit masiv të nitratit të amonit në portin e kryeqytetit të martën, shpërthim që u kushtoi jetën më shumë se 150 personave dhe la mijëra të plagosur e dëme të mëdha materiale.