Vendosni fjalën kyçe....

Lukashenko fiton zgjedhjet me 81% të votave, opozita bjelloruse derdhet rrugëve


Njerëzit po mblidhen në rrugët e qyteteve të Bjellorusisë, pasi rezultatet paraprake të zgjedhjeve treguan fitoren e thellë të presidentit në detyrë, Alexander Lukashenko.

Policia u vendos në rrugët e qyteteve duke bërë arrestime e duke u përleshur me protestuesit.

Lukashenko mori 81.35 përqind të votave në zgjedhjet që panë një pjesëmarrje rekord, sipas Komisionit Qendror Zgjedhor.

Kandidatja kryesore e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya, mori tetë përqind të votave, me katër përqind të votuesve që zgjodhën të votojnë ‘kundër të gjithë kandidatëve’, treguan rezultatet zyrtare.

Megjithatë mbështetësit e kandidates së opozitës nuk pajtohen me rezultatet, duke pretenduar se ishte ajo që mori shumicën e votave duke cituar rezultate nga tre rrethe dhe duke akuzuar autoritetet për mashtrim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *