Vendosni fjalën kyçe....

Parlamenti izraelit mund të miratojë projektligjin që “i hap punë” Netanyahu-t


Parlamenti i Izraelit do të votojë mbi një projektligj që do ndalojë një kryeministër të paditur të krijojë një qeveri.

Nëse miratohet, ligji mund t’i japë fund karrierës politike të Benjamin Netanyahut, i cili akuzohet për mashtrim dhe ryshfet.

“Ne po dorëzojmë një projektligj që do të parandalojë një person të paditur të kandidojë për kryeministër sepse situata aktuale nuk mund të vazhdojë,” tha Yair Lapid, udhëheqësi i koalicionit të opozitës, Yesh Atid-Telem.

Në nëntor, Netanyahu, i cili ka qenë në pushtet që nga viti 2009, u akuzua për mashtrim, ryshfet dhe shkelje të besimit të publikut pasi u akuzua për pranimin e dhuratave marramendëse nga biznesmenët dhe bërjen e marrëveshjeve me bosët e mediave për mbulim të favorshëm mediatik.

Votimi qw wshtw parashikuar për të mërkurën, paraqet një kërcënim për Netanyahun pasi Benny Gantz, aleati i tij qeveritar, nuk e përjashtoi mbështetjen e projektligjit.

Edhe nëse Gantz e mbështet projektligjin, swrish nuk mund të ketë shumicën për të miratuar ligjin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *