Plagosen me armë të ftohtë babë e bir në Fushë Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Larushk ndërsa personat e plagosur janë Shefqet Stafuka dhe i biri, Alban Stafuka.
Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit dhe ndodhet në gjendje më të rëndë ndërsa i biri kishte pak kohë që ishte kthyer nga Spanja.
Të dy janë dërguar me shpejtësi në spitalin e Traumës në Tiranë.