Një shpërthim në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, ka vrarë dy persona e ka plagosur disa të tjerë, sipas mediave lokale që citojnë zyrtarët.
Dhuna vjen teksa talibanët dhe qeveria janë përfshirë në një proces për arritjen e paqes në vend.
Dy civilë u vranë dhe pesë policë u plagosën në shpërthim, njoftoi TOLO News në Afganistan. Një zëdhënës i policisë së Kabulit i tha medias se një minë kishte shpërthyer pasi personeli i sigurisë u përpoq ta çmontonte.
Një fotografi e marrë me sa duket në vendin e ngjarjes tregon kalimtarët e mbledhur rreth një zjarri të madh në një rrugë të ngjeshur.
Deri tani askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë e sulmit. Shpërthimi vjen ndërsa qeveria e Kabulit vazhdon po përpiqet të arrijë një marrëveshje paqeje me talibanët.
Të premten, mijëra pleq afganë, udhëheqës të komunitetit dhe politikanë u mblodhën për të diskutuar ndërprerjen e dhunës me grupin militant.
Presidenti i Afganistanit njoftoi se 400 të burgosur talibanë do të lirohen, duke u bërë grupi i fundit i rreth 5.000 të burgosurve talibanë që janë liruar nga burgjet. Lirimi i tyre u dakordësua si pjesë e një pakti të negociuar nga SHBA-ja në muajin shkurt.