Një grup turistësh francezë së bashku me udhërrëfyesin e tyre lokal dhe shoferin janë qëlluar për vdekje nga persona të armatosur në Niger, njoftoi AFP-ja, duke përmendur një guvernator lokal.
Të shtënat ndodhën në rajonin Koure, që është shtëpia e tufës së fundit të gjirafave të Afrikës Perëndimore dhe një destinacion popullor turistik.
Personat e paidentifikuar ishin hipur në motoçikleta dhe prisnin ardhjen e turistëve në zonë, tha një burim për AFP.
Autoritetet kanë deklaruar se po zhvillojnë hetime lidhur me incidentin e rëndë pa emërtuar ende grupin që mund të ketë kryer sulmin.