Një i moshuar ka ndërruar jetë në Mat pasi dyshohet se është asfiksuar.
79-vjeçari Haziz Kuka, banues në Burrel dyshohet se u ka vënë flakën shkurreve në tokën e tij për ta pastruar por flakët janë përhapur edhe në një banesë.
I moshuari është përpjekur të shuajë zjarrin por është asfiksuar nga tymi.