Një person ka humbur jetën lidhur me Covid-19 në vend në 24 orët e fundit.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë viktima është një paciente nga Vlora. Në vend janë zbuluar 125 raste të reja me Covid-19 nga 506 analiza të kryera.
Tani për tani në dy spitalet covid në vend po trajtohen 122 pacientë me 19 prej tyre në terapi intensive e 3 prej tyre janë të intubuar.
Përqindjen më të lartë të të prekurve në vend e ka qarku i Tiranës i pasuar nga Durrësi e Shkodra ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani.