Vendosni fjalën kyçe....

Dorëzohet qeveria në Liban, jep dorëheqjen kabineti pas shpërthimit apokaliptik


Kabineti qeveritar në Liban ka dhënë dorëheqje pas shpërthimit shkatërrues në portin e Bejrutit javën e shkuar, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, raporton AP.

Ministri i Shëndetësisë, Hamad Sassan, duke folur me gazetarët pas mbledhjes së qeverisë të hënën, që erdhi pas dy ditë demonstratash përgjatë fundjavës dhe që sollën trazira në vend, ka njoftuar se “e gjithë qeveria ka dhënë dorëheqje”.

Shpërthimi i fuqishëm i 4 gushtit shkatërroi Bejrutin duke lënë të vdekur së paku 200 persona e mijëra të plagosur. Shpërthimi besohet të jetë shkaktuar nga një zjarr të shkaktuar nga 2750 tonë nitrat amoni. Materiali ishte deponuar në port që nga 2013-a pavarësisht shumë paralajmërimeve për rrezik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *