Ekipet shqiptarë kanë njohur kundërshtarët e tyre në Ligën e Europës. Kukësi i Skënder Gegës do përballet me bullgarët e Sllavias së Sofjes, një emër i njohur në kampionatin vendas.
Ndeshja e parë luhet në Bullgari e ajo e kthimit në Tiranë më 27 gusht. Laçi që u rendit në vendin e tretë në sezonin e rregullt do ndeshet me ekipin azerbajxhanas të Keslas.
Klubi në fjalë është relativisht i ri pasi është themeluar në vitin 1997 dhe që prej atëherë e ka fituar titullin kampion dy herë.
Edhe Laçi do e luajë në fushën e tij ndeshjen e kthimit. Durrsakët e Teutës që fituan Kupën e Shqipërisë do kenë përballë ekipin izraelit të Beitarit të Jerusalemit. Sfida e parë luhet në Shqipëri ndërsa ajo e kthimit në Izrael.
Misionin më të vështirë në letër e ka Kukësi që ka përballë një ekip mjaft të njohur e me histori por edhe Teuta duhet të djersijë shumë pasi Beitari është ndër klubet e suksesshme të Izraelit.