Vendosni fjalën kyçe....

Është zyrtare, Ilir Daja është trajneri i ri i Partizanit


Partizani ka prezantuar sot zyrtarisht si trajnerin e ri të klubit sportiv, Ilir Dajën. Emri i Dajës ishte përfolur prej javësh për kalimin nga Skënderbeu te Partizani, por tanimë kjo është zyrtare.

Prezantimi i Dajës po bëhet në këto momente përmes një konference për shtyp nga drejtuesit e ekipit të Partizanit.

“Kam një karrierë 25-vjeçare. Është një dozë emocionale e madhe kur vjen te një klub i madh. Shoh që ka shumë gazetarë. Kur ka kaq shumë pritshmëri nga gazetarët, imagjinoni tifozët. Partizani është vlerësim, por dhe përgjegjësi. Është klubi me shumë trofe në futbollin shqiptar. Është një ekip që gjithmonë pritshmëria ka qenë e madhe. Presioni për të arritur nivelet maksimale ka qenë prezent.

Do të mundohemi të gjithë bashkë, çelësi i suksesit është bashkëpunimi. Këtë presion të klubeve të mëdha ta kanalizojmë në sukses. Jam i gëzuar që m’u besua mua ky projekt. Falënderoj presidentin dhe drejtorin. Po të shihni investimin modern e kuptoni që nuk është një projekt sot për sot, por dhe për të ardhmen”- tha Daja pas prezantimit që iu bë nga drejtori i përgjithshëm i klubit, Olsi Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *