Vendosni fjalën kyçe....

Fytyra e tij në Malin Rushmore? Trump: Fake News, por ide e mirë


Pas lajmeve që kanë qarkulluar se presidenti amerikan Donald Trump dëshiron që fytyra e tij të vendoset në Malin Rushmore mes ish-presidentëve Jefferson, Lincoln, Roosevelt dhe Washington, ai e ka konsiduar këtë një ide të mirë.

New York Times raportoi në një artikull se një ndihmës i Shtëpisë së Bardhë kishte ftuar guvernatorin e Dakotës së Jugut për të diskutuar planin për të vendosur Trump në malin Rushmore.

Por presidenti amerikan i ka mohuar këto pretendime përmes një postimi në rrjetet sociale të dielën në mbrëmje. Por shtoi se kjo ishte ide e mirë duke patur parasysh arritjet e tij.

“Ky është Fake News nga i dështuari NYT dhe i keqvlerësuari CNN”– shkruan Trump.

Më pas shton:“Asnjëherë nuk e kam sugjeruar atë, megjithëse, bazuar në të gjitha gjërat e arritura gjatë 1/2 viteve të para, mbase më shumë se çdo Presidencë tjetër, tingëllon si një ide e mirë për mua!”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *