Vendosni fjalën kyçe....

Gjykata e Elbasanit lë në burg Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halilin


Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “burg pa afat” për Xhuljano Hoxhën dhe Euglen Halili, dy personat e dyshuar për ngjarjet kriminale që kanë ndodhur në javët e fundit në qytetin e Elbasanit.

Fjala është për vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe masakrimin me thika të Regis Runajt në afërsi të varrezave të qytetit.

Grupi hetimor beson se dy të rinjtë Xhuljano Hoxha dhe Euglen Halili këto krime i kanë kryer kundrejt pagesës nga persona të tjerë.

Sipas hetimeve, ka rezultuar se mbrëmjen e ngjarjes, Regis Runaj ka qenë në shoqërinë e Xhuljano Hoxhës dhe Euglen Halilit duke konsumuar lëndë narkotike, në një park në afërsi të varrezave të qytetit.
Pasi kanë konsumuar lëndë narkotike me Runajn, Eugen Halili dhe Runajn janë larguar me motorrin e Halilit drejt Elbasanit pasi kishn dalë për disa minuta në periferi në të qytetit. Pas konsumimit të drogës, Euglen Halili ka goditur Regis Runaj një herë me thikë nga mbrapa shpinës dhe më pas e ka goditur edhe 26 herë të tjera duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Trupi i Regis Runaj u gjet buzë rrugë në afërsi të varrezave, i mbuluar në gjak.

Dy të rinjtë dyshohet se janë të përfshirë edhe në vrasjen e Emiljano Ramazanit ndodhur më datë 20 korrik 2020.
Ata mendohet se kanë ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e viktimës dhe se janë paguar nga persona të tjerë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *