Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja me vajzën 2-vjeçe ikin nga shtëpia, burri nga Vlora kërkon ndihmë në polici


Një burrë në Vlorë ka ngritur alarmin në komisariat, ku ka shkuar të kërkojë ndihmë për të gjetur bashkëshorten dhe vajzën 2-vjeçe, që sipas tij janë zhdukur.

Kryefamiljari shprehet se gruaja dhe vajza e tij janë larguar nga banesa ditën e shtunë dhe që atëhere nuk ka mundur dot më të komunikojë me to.

“Vlorë, ditën e djeshme është paraqitur shtetasi R. D, i cili ka bërë kallëzim se në datën 08.08.2020, bashkëshortja e tij bashkë me vajzën e tyre 2 vjeçare janë larguar nga banesa dhe nuk ka mundur të lidhet më me ta.”– thuhet në njoftimin e policisë.

Uniformat blu thonë se punohet për gjetjen e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *