Jason Derulo po konsiderohet si mbreti “TikTok”, pasi videot e tij gjatë karantinës janë bërë virale. Por kjo e fundit me Will Smith ka tejkaluar gjithçka.
Derulo theu dy dhëmbët e përparmë të Smith-it me një klub golfi të dielën, ndërsa ai po i mësonte të luante golf.
Ai dukej menjëherë fajtor, pasi Smith tregoi buzëqeshjen e tij të re dhe i sugjeron t’i vërë pak akull.
Por Smith i përgjigjet se është radha e tij tani. “Mirë, mund të flasim për këtë”- i thotë Derulo, por Smith merr shkopin e tij të golfit dhe i gjuan këngëtarit në këmbë. Aktori e ka publikuar gjithashtu videon në Instagram, duke e shoqëruar me diçiturën: “Dhe ne s’e pamë më Jason Derulon…”
Kjo nuk është hera e parë që Jason Derulo ka tronditur fansat me videot e tij në TikTok. Në muajin maj, ai regjistroi veten duke ngrënë një kalli misri dhe në fund të videos i bien dhëmbët.
Por kjo rezultoi të ishte vetëm një shaka, siç mund të jetë me shumë gjasa dhe rasti i Smith.