Pekini do vendosë sanksione ndaj disa zyrtarëve amerikanë, përfshirë senatorët republikanë Ted Cruz dhe Marco Rubio.
Masa vjen pasi Uashingtoni zbuloi sanksionet ndaj zyrtarëve kinezë në Hong Kong.
Ministria e Jashtme tha që kufizimet do të hyjnë në fuqi duke filluar nga e hëna. Masat hakmarrëse pasojnë sanksionet e SHBA-së kundër 11 zyrtarëve, të cilët akuzohen se shtypin liritë politike të Hong Kongut.
Sanksionet, të cilat përfshijnë Shefen Ekzekutive të Hong Kongut, Carrie Lam dhe shefin e policisë së qytetit, Chris Tang, u denoncuan nga qeveria e Hong Kongut si ‘ndërhyrje të paqarta dhe barbare’ në punët e tyre të brendshme, duke shtuar se ato nuk do të ‘frikësoheshin’ nga masa të tilla.