Vendosni fjalën kyçe....

Kryeprokurori amerikan Barr mbi ekstremizmin e majtë: Mediat po censurojnë atë që po ndodh, po mashtrojnë amerikanët


Prokurori i Përgjithshëm amerikan, William Barr, tha gjatë një interviste në Fox News të dielën se mediat kryesore në vend po gënjejnë për dhunën e të majtëve që ka shpërthyer në rrugët e Amerikës gjatë javëve të fundit.

“Ne kemi reporterët qytetarë, të cilët kanë publikuar video të këtyre ngjarjeve, të cilat janë krejt të ndryshme nga ato që shohim nga mediat kryesore, që duket se po censurojnë dhunën,” i tha gazetarit kryeprokurorit.

Ndërsa ky i fundit u përgjigj duke thënë se kjo ishte e vërtetë.

“Absolutisht. Ato po e projektojnë narrativën e tyre. Ato e shohin dhunën e së majtës ekstreme në rrugët e qyteteve amerikane por nuk e raportojnë atë. Ato i shohin grupet e agjituesve në veshjet e tyre të zeza dhe helmetat dhe mburojat e tyre, të cilët rastësisht i kanë çekiçat dhe drapërat mbi to shumicën e kohës, duke sulmuar policinë, duke shkaktuar dhunë, duke hedhur gurë. Kjo po ndodh. Po ndodh para njerëzve. Ju nuk e shihni atë në ndonjë nga lajmet kombëtare, nuk i shihni në rrjete, nuk i shihni në stacionet e tjera kabllore.” – tha Barr lidhur me protestat e dhunshme në SHBA javët e fundit.

Në fund ai shtoi se gjithçka po transmetojnë mediat kryesore në vend është një gënjeshtër dhe amerikanët po mashtroheshin duke u thënë se protestat në vend ishin paqësore.

“Ju shihni në media që protestat janë paqësore. Është një mashtrim i madh. Ato janë të dhunshme e me objektiva të qarta por ju nuk i shihni ato sepse mediat nuk i japin. Është një mashtrim i madh. Amerikanëve po u thuhet një gënjeshtër e madhe.” – shtoi Barr.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *