Vendosni fjalën kyçe....

Kurimi i Covid-19 me plazmë hiperimune, Meta: Të kërkohet ndihmë nga Italia për specialistë


Kreu i Shtetit Ilir Meta ka reaguar lidhur me efektet pozitive që jep kurimi me plazmë hiperimune ndaj Covid-19.

Meta inkurajon zhvillimin e kësaj terapie që të sigurohen aparaturat fillimisht dhe më pas të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë për shkak të eksperiencës.

“Nisur nga informacionet përgjithësisht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune (konvaleshente) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID-19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj.

Në këtë situatë, është shumë e rëndësishme të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialistë, si një vend me eksperiencë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli.

Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të sukseshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por dhe do evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohet në praktikë”.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *