Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, ka marrë një fitore të thellë në zgjedhjet presidenciale të zhvilluara ditën e djeshme.
Ai ka mundur të sigurojë 80% të votave ndërsa kandidatja e opozitës, Svetlana Tikhanovskaya ka marrë 10% të votave.
Rezultatet paraprake u publikuan nga KQZ-ja menjëherë pas nisjes së protestave të opozitës në kryeqytetin e vendit, Minsk.
Mijëra qytetarë mbushën sheshin kryesor të kryeqytetit dhe u përplasën me policinë. Kjo e fundit përdori gazin lotsjellës, makinat ujëhedhëse e shkopat e gomës për të mbajtur nën kontroll turmat.
Raportohet se një protestue ka humbur jetën në përplasjet e mbrëmshme ndërsa dhjetëra të tjerë janë shoqëruar nga policia.
Sipas prokurorisë së vendit, protestuesit përballen me akuza kriminale dhe nëse dënohet rrezikojnë deri në 15 vjet burg.