Vendosni fjalën kyçe....

Makina del nga rruga, humb jetën 65-vjeçari në Orikum


Një 65-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme në Orikum pas daljes nga rruga me mjetin që po drejtonte.

Ngjarja ka ndodhur rreth mesditës, ndërsa viktima është identifikuar si H.K., banues në Orikum.

Makina tip ‘Ford’ ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anash rrugës e kjo i ka kushtuar jetën 65-vjeçarit.

Njoftimi

Rreth orës 12:10, në Orikum, në aksin rrugor kryesor si pasojë e humbjes së kontrollit ka dalë nga rruga automjeti tip Ford dhe ka rënë në një kanal.

Si pasojë është dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit shtetasi H. K., 65 vjeç, banues në Orikum, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *