Vendosni fjalën kyçe....

Pamje shqetësuese, makina e policisë futet mes turmës së protestuesve në Bjellorusi (Videot)


Në mes të protestave kaotike në Minsk pas zgjedhjeve presidencial, disa video shqetësuese janë postuar në internet ku tregohet një makinë policie që po kalon mes një turme.

Në pamjet e publikuara një burrë duket teksa i afrohet mjetit të policisë por merret para prej tij dhe rrëzohet në asfalt.

Protestuesit u përpoqën të bllokonin kalimin e kamionit ndërsa njëri prej tyre u hodh drejt tij, mesa duket për ta ndaluar por kamioni e mori para.

Gjendja e personit të rrëzuar nuk dihet ende. Kryeqyteti i Bjellorusisë u përfshi nga protesta natën e mbrëmshme pasi opozita pretendon se zgjedhjet presidenciale u manipuluan.

Presidenti i tanishëm, Lukashenko, mori 80% të votave kurse rivalja e tij vetëm 10% të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *