Një vullkan në ishullin Sumatra të Indonezisë ka shpërthyer me një forcë të jashtëzakonshme, duke prodhuar një kolonë gjigante hirit në fshatrat përreth.
Shpërthimi i jashtëzakonshëm bllokoi diellin ndërsa mbuloi fshatrat në blozë. Dëshmitarët raportuan se dëgjuan zhurma të forta shpërthimi.
Qendra e vullkanologjisë së Indonezisë tha se nuk ka pasur viktima nga shpërthimi. Ndërsa u bëri thirrje banorëve të jenë të vetëdijshëm për rrezikun e rrjedhjeve të llavës duke i këshilluar të qëndrojnë 5 kilometra larg vendit.
Indonezia është një nga vendet më aktive në botë vullkanike. Sinabung qëndroi i fjetur për rreth 400 vjet para se të shpërthente dhunshëm në vitin 2010, duke vrarë dy njerëz.
Shpërthimet pasuese në 2014 dhe 2016 vranë përkatësisht 16 dhe 7 njerëz, ndërsa mijëra njerëz janë detyruar të largohen nga zona vitet e fundit për shkak të aktivitetit vullkanik.