Shkarkohet nga detyra gjyqtari i Apelit në Shkodër, Aleks Nikolli. Vendimi u mor sot në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i përbërë nga Brunilda Bekteshi kryesuese, Olsi Komici relator dhe Lulzim Hamitaj anëtar.
Kujtojmë e Aleks Nikolli ka qenë një nga gjyqtarët që prishën dënimin me burg përjetë për Dritan Dajtin.
Në seancën dëgjimore të së enjtes, KPK konstatoi mungesë burimesh të ligjshme të pasurisë dhe ngriti dyshime për veprime fiktive nga ana e gjyqtarit Nikolli.