Vendosni fjalën kyçe....

Protestuesit në Çikago u turren dyqaneve, grabisin ç’të munden (Videot)


Çikago është përfshirë nga trazirat dhe plaçkitjet në shkallë të gjerë ndërsa forcat e zbatimit të ligjit janaë duke luftuar për të vënë nën kontroll situatën.

Media sociale u përmbyt me fotografi dhe video që shfaqnin kaos të përhapur në qytet.

Pamjet tregojnë turma të mëdha që ecin nëpër rrugë me gjëra të grabitura ndërsa njerëzit nxitojnë brenda dhe jashtë dyqaneve.

Sipas raporteve të dëshmitarëve okularë, plaçkitësit synuan dyqane të mëdha si Macy’s dhe Nordstrom, si dhe dyqane luksoze përfshirë Guçi, Louis Vuitton e Tesla. Shumë biznese të tjera u raportuan gjithashtu se u plaçkitën.

Sipas raportimeve, policia ende po përpiqet të pastrojë rrugët. Protestat e dhunshme nisën pas raportimeve për plagosjen e një personi nga ana e policisë.

Çikago dhe qytete të tjera amerikane kanë kohë që përballenme protesta të dhunshme, grabitje e plaçkitje që prej vdekjes së afro-amerianit, George Floyd.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *