Vendosni fjalën kyçe....

Qytetari i bën live një kritikë Bashës: Je me shumë vonesë, duhet të kishte qenë më para pranë popullit


Mesditën e sotme, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar në Manzë, ku është takuar me banorët të cilët ende ankohen se s’kanë marrë ndihma nga qeveria për dëmet që kanë marrë në banesat e tyre pas tërmetit të nëntorit.

Ata thanë se po afron dimri dhe ende nuk kanë marrë një përgjigje nga qeveria, nëse do u rindërtohen banesat.
Mirëpo pas transmetimit live, një nga banoret i bëri edhe një kritikë Bashës, duke i thënë se nuk ka qenë afër popullit.

Basha e pranoi kritikën e tij në një moment, por më pas tha se për shkak të pandemisë nuk ka mundur të jetë në Manzë më shpesh. Por u zotua se kur të jetë në pushtet, do të ketë ata si prioritet dhe jo oligarkët.

BISEDA:

Banori: Të kërkoj një falje vetëm për efekt moshe, vetëm se je më i ri se nuk do ta kisha kërku. Ke dalë me shumë vonesë në popull!
Basha: Kam qenë unë këtu…
Banori: Ke qenë por je me vonesë për shumë gjëra.
Basha: Për herë të fundit kam qenë në mars, pastaj kur filloi pandemia…
Banori: Zoti kryetar i PD-së dhe i opozitës je me shumë vonesë për shumë gjëra. Duhet të jesh edhe më afër me popullin, edhe ata që të rrethojnë ty, edhe më afër me popullin.
Basha: E pranoj, megjithatë për herë të fundit në mars kam qenë këtu, në Armathë, edhe në Kameras tek ato shtëpitë poshtë. Por me ardhjen e pandemisë Kadri, u bë pak më e vështirë në ato muaj. Por ngjarjet i kam ndjek dhe vazhdoj i ndjek.
Banori: Kuptoj, por ta kesh parasysh këtë që po të them. Edhe ata shokët e tu që të rrethojnë të jenë më afër me popullin.

Në fund Basha u zotua: “Për vërejtjen që më bëre, absolutisht kam qenë pranë jush. 36 herë thotë Xhaferri kemi qenë këtu, e prap pranë jush do jem. Sigurisht sot unë vij për të parë dhe për t’i dhënë forcë zërit tuaj. Nesër me mundësitë që do kemi në drejtim të vendit, të jesh i sigurt se prioriteti im nuk do jenë oligarkët, do jeni ju dhe familja juaj dhe qindra familjet e tjera që janë goditur kështu.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *