Simon Cowell ka dëmtuar shpinën pasi është rrëzuar nga biçikleta në oborrin e shtëpisë së tij në Los Angeles.
Një zëdhënëse tha se ai po provonte bicikletën e tij të re elektrike, por u rrëzua duke pësuar fraktura në shtyllën kurrizore dhe për këtë arsye i është dashur t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.
“Ai është mirë, është nën vëzhgim dhe është në duart më të mira të mundshme“- tha zëdhënësja, citon BBC.
Kjo nuk është hera e parë që Cowell pëson një incident të tillë. Në vitin 2017, ai ra nga shkallët në shtëpinë e tij në Londër.
Cowell pritej të paraqitej si gjyqtar në shfaqjet live të kompeticionit America’s Got Talent, që pritet të fillojnë javën e ardhshme.