Vendosni fjalën kyçe....

Radhë të gjata sot në Morinë, pushuesit nga Kosova drejt bregdetit shqiptar


Kolona të gjata automjetesh janë krijuar mëngjesin e sotëm në Morinë, pasi qytetarët nga Kosova kërkojnë të mbërrijnë për pushime në bregdetin shqiptar.

Radhët e gjata të automjeteve janë krijuar në të gjitha korsitë e hyrjeve për në Shqipëri.

Ky fluks është më i madh se në javën që lamë pas, pas përmirësimit të kushteve atmosferike.
Duket se pandemia nuk po i ndalon më pushuesit për të shkuar drejt bregdetit.

ABC News raporton se policia Kufitare shqiptare punoi me gjashtë sportele e me procedurë të përshpejtuar të kalimit.

Rreth 80 mijë persona me 19 mijë automjete kanë hyrë nga Kosova në Shqipëri, javën e parë të gushtit vetëm përmes pikës kufitare të Morinit në Kukës, ndërkohë që në korrik mesatarja ditore e kalimeve në kufi drejt Shqipërisë dhe anasjelltas i kaloi mbi 10 mijë.

Fundjava e dytë e muajit gusht ka shënuar një rënie të lehtë të fluksit të hyrjeve në Shqipëri, për shkak të përkeqësimit të motit, por tani që temperaturat janë rritur përsëri, është rritur edhe fluksi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *