Vendosni fjalën kyçe....

Shkon mbi 200 numri i viktimave nga shpërthimi në Liban, dorëhiqet ministri i tretë


Numri i viktimave në kryeqytetin e Libanit ka shkuar në mbi 200 pas shpërthimit shkatërrues të së martës së shkuar në portin e qytetit.

Vendi është përfshirë prej disa ditësh nga protesta të dhunshme të qytetarëve të cilët kërkojnë dorëheqjen e qeverisë të cilën e bëjnë përgjegjëse për shpërthimin që la mijëra të plagosur e dëme të mëdha materiale.

Ditën e sotme një ministër i tretë i qeverisë ka dhënë dorëheqjen ndërsa ditë më parë kryeministri Diab ka deklaruar se në vend do mbahen zgjedhje të parakohshme për t’i dhënë fund krizës.

Protestuesit kanë djegur disa ministri ndërsa kanë provuar të futen brenda parlamentit por pa sukses.

Gjatë protesave më shumë se 150 persona janë plagosur ndërsa një efektiv policie ka humbur jetën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *