Guvernatori i Bejrutit thotë se më shumë se 200 njerëz besohet se janë vrarë nga shpërthimi shkatërrues që ndodhi të martën e kaluar.
Marwan Abboud tha se dhjetëra ishin ende të humbur, shumë prej të cilëve kanë qenë punëtorë të huaj.
BBC shkruan se ushtria ka ndaluar fazën e shpëtimit të operacionit të kërkimit në port. Të Dielën ishte nata e dytë e dhunës në qytet, pasi policia u përlesh me protestuesit të zemëruar lidhur me shpërthimin, për të cilin bëjnë përgjegjës qeverinë.
Autoritetet libaneze kanë thënë se shpërthimi ishte rezultat i shpërthimit të 2,750 tonëve me nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të pasigurt në port për gjashtë vjet.
Dorëheqja e një ministri të kabinetit qeveritar dhe të disa deputetëve nuk ka arritur të shuajë zemërimin e protestuesve për incidentin tragjik.
Që nga shpërthimi, qindra mijëra njerëz kanë jetuar në shtëpi të dëmtuara rëndë, shumë prej tyre pa dritare apo dyer.
Agjensitë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar një krizë humanitare nëse nuk sigurohet ushqimi dhe ndihma mjekësore menjëherë.