Një grup njerëzish të armatosur kanë sulmuar një grup punonjësish të një organizate humanitare franceze në Niger, duke lënë të vrarë gjashtë shtetas francezë, guidierin e tyre lokal dhe shoferin.
Guvernatori i rajonit Tillabéri, Tidjani Ibrahim tha se sulmuesit ishin në motoçikleta kur hapën zjarr, shkruan BBC.
Presidenca Franceze konfirmoi vdekjen e qytetarëve francezë. Shtetasit francezë punonin për një grup ndërkombëtar ndihmash, tha ministri i mbrojtjes i Nigerisë, Issoufou Katambé.
Në fillim, zyrtarët i kishin përshkruar ata si turistë. ACTED, një OJQ humanitare franceze, konfirmoi që anëtarët e stafit të saj ishin të përfshirë në incidentin në Niger.
Ende nuk është e qartë se kush qëndron prapa sulmit, por grupet xhihadiste janë bërë gjithnjë e më aktive në Niger.