Vendosni fjalën kyçe....

141 raste të reja dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit lidhur me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut


Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 141 raste të tjera me koronavirusi duke e çuar në 12.083 numrin e përgjithshëm të të infektuarve me këtë virus në vend,

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë ditës së fundit po ashtu është raportuar 1 rast i ri i vdekjes nga COVID-19, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve është rritur në 529.

Numri i pacientëve të shëruar nga koronavirusi në vend është 8.248, prej të cilëve 161 në 24 orët e fundit, ndërsa numri i rasteve aktive është 3.306.

Maqedonia e Veriut deri më tani ka kryer 117.475 teste të dyshuara për COVID-19, përfshirë 1.885 teste të kryera gjatë ditës së fundit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *