Vendosni fjalën kyçe....

Aktorja amerikane tregon si i bien flokët si pasojë e Covid-19 (VIDEO)


Aktorja amerikane Alyssa Milano tregon se si filluan t’i bien flokët si rezultat i COVID-19. Aktorja 47-vjeçare shpërndau të dielën një video pas dushit, ku tregonte sasinë e flokëve që i bien.

Ajo e filloi videon duke thënë: “Hej të gjithë, thjesht desha t’ju tregoja sasinë e flokëve që po më bien nga koka si rezultat i COVID-19”.

Aktorja e përfundoi videon duke treguar flokët e gjata dhe duke thënë: “Kjo është humbja e flokëve nga COVID-19. Vendoseni atë maskë të mallkuar!”

Kohët e fundit Milano zbuloi se kishte rezultuar pozitive në testin për antitrupat e COVID-19, pasi doli tri herë negative që pas prillit kur virusi i ishte shfaqur.

Milano tha që ajo konsiderohet nga mjekët si një person që ka përjetuar simptoma afatgjata të virusit.

Aktorja tha që do të dhurojë plazmën e saj për hulumtimin e antitrupave me shpresën se mund të shpëtojë jetë.
Sipas studimeve të fundit, njerëzit që kanë përjetuar simptoma afatgjata të COVID-19 thonë se humbja e flokëve është një efekt anësor i virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *