Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimi i PD-së: Ministria e Arsimit detyron mësuesit të grumbullohen në kulmin e pandemisë


Eksperti i arsimit në Partinë Demokratike, Ndriçim Mehmeti, ka denoncuar grumbullimin e mësuesve në kulmin e pandemisë dhe akuzon Ministrinë e Arsimit për këtë.

Sipas Mehmetit, ministria i ka detyruar mësuesit të grumbullohen pasi nuk kanë nxjerrë dot online pikët e provimit, ndërkohë që planifikojnë të zhvillojnë mësimin online vitin e ardhshëm akademik.

“Shpika e re e qeverisë Rama dhe MASR, në kohë pandemie. Në kulmin e pandemisë qeveria Rama dhe MASR kishin një plan të mirëmenduar; zgjedhje në universitete me pjesëmarrje masive dhe provimi i kualifikimit me pjesëmarrjen e mijëra mësuesve. Por nuk u ndalën me kaq. Për të marrë pikët e provimit, mësuesit duhet të grumbulloheshin masivisht në dyert e Zyrave Vendore Arsimore për të marrë piket e provimit në kundërshtim me Aktin Normativ e nxjerrë nga vetë qeveria. MASR mburret se do të bëjë mësim online për 650 mijë e më shumë nxënës e studentë dhe nuk nxjerr dot online pikët e provimit për mësuesit. Kjo është shpikja më e re për të ruajtur shëndetin e mësuesve tanë.”– tha Mehmeti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *