Deputeti i opozitës parlamentare, Kostaq Papa, ka publikuar në Facebook disa fotografi personale.
Në shënimin shoqërues, kreu i partisë Emigracioni Shqiptar rrëfen se po e bën këtë për kureshtarët që duan të shohin fotot e tij në rini kur i kishte flokët kaçurrela.
Vlen të përmendim se deklaratat e deputetit në Parlament lidhur me flokët e tij kaçurrela dhe qerasjet që u bënte ai femra në rini me uiski u bënë virale në rrjetet sociale duke nxitur jo pak reagim e meme.
“Për ata që duan të shohin foto me kaçurela po ua plotësojmë dëshirën! Foto të viteve 1984 në Sarandë, Korçë, Voskopojë, 1985 Memaliaj e Korçë, 1986 Korçë dhe foto si Emigrant në Athinë më 1991 e 1992. Do pasojnë dhe foto të tjera për të hequr kureshtjen!” – shkruan Papa.