Vendosni fjalën kyçe....

Inflacioni i korrikut, Petrit Vasili: Buxheti i familjeve shqiptare në agoni të thellë


Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar me anë të një postimi në ‘Facebook’ lidhur me raportin e Instat mbi inflacionin e muajit korrik.

Bazuar në këto të dhëna të Instat-it, Vasili shprehet se Shqipëria po bën hapa mbrapa sa i përket zhvillimit ekonomik. Ai shprehet se se buxheti i familjes shqiptare ka rënë në agoni të thellë dhe se Shqipëria po bën vetëm hapa mbrapa.

“Shqiptarët shpenzojnë gjithnjë e më pak, pra kanë hallin kryesor vetëm mbijetesën.
Inflacioni i korrikut 1.4%.
Buxheti i familjes shqiptare në agoni të thellë.
Ekonomia në krizë të thellë pasi s’ka as investimë as të huaja dhe as vendase.
Nuk ka paketa të vërteta efektive nga qeveria që realisht ndihmojnë biznesin të ecë dhe të mbijetojë.
Praktikisht Shqipëria po ha veten dhe zhvillimi ekonomik po bën hapa shkatërrimtare prapa.
Vetëm e vetëm demagogji dhe premtime mashtruese kjo është vetëm ajo që di të bëjë rilindja.”- shkruan Vasili.

Sipas të dhënave të INSTAT pandemia ka ndikuar tek konsumi dhe Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve u rrit me vetëm 1.4% në muajin korrik i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pajisjeve të shtëpisë.

Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin e “Ushqimeve dhe pijeve joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga “Mobiljet, pajisjet shtëpiake dhe për mirëmbajtjen e shtëpisë” me 1,8 %.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *