Zhvilluesit e një aplikacioni që ka një dardhë si logon e tij, thonë se Apple i ka çuar ata në gjykatë lidhur me mbi të, por ekipi i përbërë nga pesë persona ka deklaruar se nuk ka ndërmend të heqë dorë.
Ata që qëndrojnë prapa zhvillimit të programit Prepear kanë nisur një peticion në Change.org, duke i kërkuar Apple të heqë dorë nga padia që u kërkon të ndryshojnë logon e tyre në formë dardhe.
Apple pretendon se emblema e Prepear, ngatërron blerësit të mendojnë se aplikacioni është i lidhur me Apple. Logoja të bën të mendosh për Apple dhe prodhon një efekt shumë të ngjashëm tregtar, thuhet ndër të tjera në deklaratë.
Sidoqoftë, ekipi Prepear tha se ata ‘nuk kanë bërë asgjë të keqe’, duke këmbëngulur se logoja e tyre është krejtësisht e ndryshme nga ‘molla e kafshuar’ e famshme.