Italia e Shqipëria kanë nënshkruar marrëveshjen që parasheh një ndihmë prej 95 milionë eurosh për Tiranën zyrtare.
Shuma ka të bëjë me angazhimin e Romës në Konferencën e Donatorëve të organizuar për të mbledhur fonde për Shqipërinë e goditur nga tërmeti i 26 nëntorit.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar nga ambasadori italiane, Buçi e ministri Ahmetaj, 90 milionë euro janë kredi e butë, që do përdoret në fusha si energjia, peshkimi e forcimi i emergjencave civile ndërsa 5 milionë euro do përdoren si grant për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti.
Lëkundjet e 26 nëntorit 2019 lanë pas 51 viktima, qindra të plagosur e mijëra banesa të dëmtuara.