Pandemia Covid -19 ka ndikuar konsumin, jo vetëm duke e ulur atë, por edhe duke e zhvendosur në artikuj të domosdoshëm për jetesën. Teksa gjithnjë e më pak po shpenzohet për veshje dhe udhëtime. Sipas të dhënave të INSTAT, Niveli i Përgjithshëm i Çmimeve u rrit me vetëm 1.4% në muajin korrik i ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të ushqimeve dhe pajisjeve të shtëpisë.
Krahasuar me muajin Korrik 2019, rritja më e madhe e çmimeve vërehet në grupin “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,1 %, pasuar nga grupet “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 1,8 %, “Argëtim dhe kulturë” dhe “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 % secili, “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,7 %, “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,6 %, “Hotele, kafene dhe restorante” dhe “Komunikimi” me 0,5 % secili, “Shërbimi arsimor” me 0,2 %.
Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” u ulën me 4,8 %, pasuar nga grupet “Shëndeti” dhe “Veshje dhe këpucë” me 0,2 % secili.
Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “fruta” u rritën me 16,3 %, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 4,8 %, “peshk” me 4,5 %, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata, dhe ëmbëlsira” me 3,7 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,1 %, etj.
Nga ana tjetër çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” shënuan një ulje vjetore me 0,8 %,
Krahasuar me muajin Qershor 2020, çmimet e grupit “Ushqime dhe pije joalkoolike” u ulën me 1,3 %, pasuar nga grupet “Argëtim dhe kulturë” me 0,9 %, “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 0,2 %. Nga ana tjetër çmimet e grupit “Mallra dhe shërbime të ndryshme” u rritën me 0,3 %, pasuar nga grupet “Transport” dhe “Pije alkolike dhe duhan” me 0,1 % secili.
Çmimet e grupit “Pije alkoolike dhe duhan”, kanë kontribuar me +0,03 pikë përqindje. Çmimet e grupit “Hotele, kafene dhe restorante” kanë kontribuar me +0,02 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” kanë kontribuar me +0,01 pikë përqindje secili. Çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar me -0,31 pikë përqindje. Çmimet e grupeve “Veshje dhe këpucë” dhe “Shëndeti” kanë kontribuar me -0,01 pikë përqindje secili.
VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al