Vendosni fjalën kyçe....

Pas tenderit miliarda lekësh për Kopshtin Zoologjik, Veliaj tender 1.7 miliadë lekë për Piramidën


Bashkia e Tiranës ka çelur tender për ndryshimin e funksionit të Piramidës. Për projektin e titulluar ‘Rijetësimi i Piramidës Tiranë,’ bashkia ka vënë në dispozicion rreth 1.7 miliardë lekë.

Në tender përcaktohet se zhvillimi i projektit duhet të bëhet brenda dy vitesh nga nënshkrimi i kontratës.

Teksa vendi përballet me problematika të mprehta lidhur me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 dhe pandemia Covid-19, bashkia ka vendosur të shpenzojë shumë të mëdha lekësh të taksapaguesve për projekte jo të domodoshme në periudha krizazh si ky i fundit.

Kujtojmë se pak kohë më parë bashkia bëri tender rreth 6 miliardë lekë për rikonceptimin e Kopshtit Zoologjik në Tiranë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *