Presidenti Vladimir Putin tha të martën për mediat ruse se Rusia tashmë ka gjetur vaksinën kundër koronavirusit.
Ky zhvillim i hap rrugën për shërimin masiv të popullatës ruse, edhe pse faza e fundit e provave klinike për të provuar sigurinë dhe efikasitetin vazhdon.
Shpejtësia me të cilën Rusia po lëviz për të provuar vaksinat e saj nxjerr në pah vendosmërinë e saj për të fituar garën globale për një produkt efektiv, por ka ngjallur shqetësime se mund edhe të jetë duke vendosur prestigj kombëtar para shkencës dhe sigurisë së shëndoshë.
Duke folur në një takim qeveritar në televizionin shtetëror, Putini tha që vaksina, e zhvilluar nga Instituti Gamaleya i Moskës, ishte e sigurt dhe se ajo ishte provuar edhe për njërën nga vajzat e tij.
“Unë e di që funksionon mjaft efektivisht, formon imunitet të fortë dhe po e përsëris, ai ka kaluar të gjitha kontrollet e nevojshme“ -tha Putin.
Ndërsa jepte lajmin se këtë mëngjes, për herë të parë në botë, u regjistrua një vaksinë kundër koronavirusit, ai shtoi se një nga vajzat e tij e kishte testuar atë.
“Një nga vajzat e mia e injektoi këtë vaksinë. Mendoj se në këtë kuptim ajo mori pjesë në eksperiment”- tha Putin, citon Ndtv.
Më shumë se 100 vaksina të mundshme janë duke u zhvilluar në të gjithë botën, në përpjekje për të ndaluar pandeminë COVID-19. Të paktën katër janë në Fazën e III-të të testimit tek njerëzit, sipas të dhënave të OBSH.
Rusia është përpjekur shumë për të zhvilluar shpejt një vaksinë të koronavirusit dhe në fillim të këtij muaji tha që shpresonte të niste prodhimin masiv brenda disa javësh.